I dënuar për shpërdorim detyre, kapet 52-vjeçari në Bulqizë
Një 52-vjeçar banues në Bulqizë është kapur nga policia, pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
G. B., është dënuar me 8 muaj burgim, pasi në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy shtetas.
Strukturat e Policisë të DVP Dibër, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Top Channel
Burimi