
I akuzuar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, pritet ekstradimit
Një 52-vjeçar nga Maqedonia e veriut është arrestuar në pikën kufitare në Muriqanit.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.A., banues në RMV. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.
“Muriqan/Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel
Burimi