
Humbi kontrollin e zjarrfikëses dhe doli nga rruga, plagosen dy punonjësit në Shkodër
👁990405
Dy punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë plagosur pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
Top Channel
Burimi