Historiani ndërroi jetë pasi piu fotoksinë para SPAK, Altin Dumani: Na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona
👁4568
Gjatë një komunikimi që pati sot me gazetarët, pa praninë e mediave, kreu i SPAK foli edhe humbjen e jetës së Pal Trashaj, pasi piu fotoksinë jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se ndihet keq që qytetarët përplasen te dyert e SPAK, ndërsa shtoi se ligji e ka të qartë kompetencën.
“Edhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona. Gjej rastin për të ngushëlluar familjen. Ju e dini shumë mirë këtu tek ne ka një dyndje të madhe qytetarësh dhe ligji e ka të qarte kompetencën”, ka deklaruar ai.
Pal Trashaj i dha fund jetës pas një kalvari të gjatë peripecish ligjore, pasi kishte rënë pre e mashtrimit përmes mikrokredive.
Top Channel
Burimi