![Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike, Rama ndan videon: Ja si mund të aplikoni](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/hapen-aplikimet-per-mbi-1200-pozicione-praktike-ne-administraten-publike-rama-ndan-videon-ja-si-mund-te-aplikoni_668f80ca89eb6.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike, Rama ndan videon: Ja si mund të aplikoni
👁5400
Në administratën publike janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune.
Çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.
Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.
Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një video të dy të rinjve që kanë përfunduar praktikën dhe tashmë janë të punësuar, ku tregojnë edhe eksperiencën e tyre.
Top Channel
Burimi