Habit studimi: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vite
Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.
Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi.
“Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen tek pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”-tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin. Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.
Studimi i cili u përpoq të shqyrtonte ndryshimet strukturore në tru, jep dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive. “Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”-thanë studiuesit.
Ndërkaq, a keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave? Teknika u zhvillua nga ushtria amerikane, kryesisht për pilotët luftarakë që kanë nevojë maksimal të reflekseve të tyre dhe për ata në luftime aktive që duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese. Në mënyrë që të bini në gjumë brenda pak minutash, duhet të rehatoheni dhe të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj. Pasi ta keni mbizotëruar atë pjesë, mund të relaksoni ngadalë të gjithë trupin tuaj nga skalpi e poshtë duke filluar nga balli dhe tiparet e fytyrës. Bëni më të mirën për t’u siguruar që të mos jeni të tensionuar dhe t’i relaksoni krahët në të dyja anët.
Top Channel
Burimi