“Gjithmonë e kam adhuruar”/ Fatos Kongoli për Ismail Kadarenë: Ai është shkollë më vete letrare, të tjerët e imitonin

“Gjithmonë e kam adhuruar”/ Fatos Kongoli për Ismail Kadarenë: Ai është shkollë më vete letrare, të tjerët e imitonin

Shkrimtari i madh Fatos Kogoli ka thënë fjalët më të ndjera për mikun e tij Ismail Kadare, që u përcoll për në banesën e fundit.

Kongoli tha se gjithmonë e ka adhuruar Kadarenë dhe ai shkrimtar është i pavdekshëm dhe shkollë më vete letrare.
“Kadarenë do ta kujtoj si një mik të dashur, si shkrimtar të madh. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë, nuk e di kush e krahasonte sot me vlerat që ka pasur..

Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Vitet e fundit u miqësuam shumë, kemi pasur një mik të përbashkët. Takoheshim dhe me raste të ndryshme festash, muhabet tona ishin nga më të bukura se ishte i çliruar nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme.
Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, shkollë letrate. Shumë shkrimtare e imitonin, por Ismaili ishte i paimitueshëm, shkrimtar i pavdekshëm”-tha Kongoli.

Top Channel
Burimi