
Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin, në afërsi të urës së Bahçallëkut
👁12152
Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahçallëkut.
Sipas policisë, trupi ende i paidentifikuar dyshohet se është rreth 40 vjeç, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune, ndërsa rupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel
Burimi