
Gjekmarkaj prezanton kandidatin e Kurbinit: Do të fitojë dhe maksimalizojë votën për listën e PD-së
Drejtuesi i PD në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot kandidatin e 11 majit për Kurbinin, Kastriot Pirolin.
Gjatë takimit me qytetarët, ai theksoi se do të fitojë dhe maksimalizojë votën për listën e PD-së, për një rezultat 5 me 2.
“Shqipëria dhe populli i saj po presin Opozitën Pjesëmarrja është shprehje e entuziazmit dhe besimit për ndryshimin e 11 Majit. Së bashku me deputeten Elda Hoti, kryetarin e PD-së, Dega Kurbin, Edmond Shkoza, dhe sekretarin, Romario Marashi, prezantuam djalin e Kurbinit, deputetin aktual dhe të ardhshëm, Kastriot Piroli. Ai është një përfaqësues i denjë i krahinës dhe bir i një familjeje me tradita shekullore, i cili do të fitojë dhe maksimalizojë votën për listën e PD-së, për një rezultat 5 me 2!
Qytetarët shprehën indinjatën dhe zemërimin e tyre për qeverinë e skandaleve dhe gjuhën e pahijshme që kryeministri aktual përdor ndaj opozitës. Programi i PD-së është zgjidhja, fjala e Sali Berishës është garancia, dhe puna e të gjithëve do të sjellë rezultatin që presim. Shqipëria dhe populli i saj po presin opozitën”, ka shkruar Gjekmarkaj.
Top Channel
Burimi