“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama: I disponojnë prokurorët, kur gazetarit i bie në dorë s’është më detyrim i tij, në Kanun shkruhet…

“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama: I disponojnë prokurorët, kur gazetarit i bie në dorë s’është më detyrim i tij, në Kanun shkruhet…

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Kombëtare për të drejtën e informimit komentoi edhe rëndësinë e sekretit hetimor.

Rama: E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh avokaten e popullit rastin e një gazetari  u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, nuk i disponojnë, sekretet i disponojnë prokurorët kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë sekretim dhe nuk shkon drejt tij hetimi por drejt atyre që ia dhanë atij është elementare, që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhi lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh.

E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike.

Top Channel
Burimi