Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon
Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare
Do i shërbejë mbi një milion turistëve dhe banorëve të zonës.
20 njësi tregtimi dhe shërbimesh.
Mbi një milion turistë dhe banorë të rivierës shqiptare do të kenë mundësi që të kryejnë blerjet në një qendër tregtare moderne. Galeria by TEG, është qendra tregtare e vetme në të gjithë rivierën shqiptare dhe premton të përmbushë çdo nevojë për blerje dhe shërbime me mbi 20 njësi. Supermarket, dyqan elektronike, dyqane veshjes, restorant, ATM, këmbim valutor, zyrë për blerje ose qira pasurish të paluajtshme, bare, ushqim të shpejtë, etj. gjithçka në qendrën tregtare që shikon nga deti dhe që konsiderohet si qendra me pamjen më të bukur në Mesdhe.
Menaxherja e Galeria by TEG, Asime Dervishaj, shprehet se: “Galeria by TEG, synon që të shtrijë operimin e saj jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë gjithë vitit, duke qëndruar pranë turistëve por edhe banorëve të zonës. Çfarë e bën të veçantë këtë qendër janë dhe shërbimet e shumta për t’i bërë blerjet një eksperiencë gjithëpërfshirëse. Galeria by TEG përmbush një nevojë të krijuar me rritjen e lartë të numrit të pushuesve jo vetëm në Green Coast por në gjithë rivierën shqiptare.”
Me vetëm 25 minuta distancë nga Himara, Galeria by TEG synon që të mbulojë një hapësirë shumë të madhe që shkon përtej Green Coast dhe Dhërmiut. Në Galeria by TEG gjenden marka të njohura si Spar, për të plotësuar nevojat e përditshme të gjithsecilit, apo si gjigandi i elektronikës, Neptun.
Aty janë stacionuar edhe dyqanet për veshje dhe aksesorë si Yamamay dhe Riviera Fashion. Galeria by TEG ofron edhe një shumëllojshmëri zgjedhjesh në zonën e gastrononisë si Mana’s Mediterian Food, Heb’s, Agnanti Restorant, Burger King, baret si Mon Cheri me shërbimin më të mirë e me pamjen më të bukur dhe Papa’s Bakery and Sweets për këdo që pëlqen ëmbëlsirat.
Galeria by TEG, qendra tregtare e katërt në portofolin e Grupit BALFIN, është një derivat i frymëzuar nga përvoja e shkëlqyer e TEG e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në Shqipëri.
Top Channel
Burimi