Gabimet e Home Office, rikthehen kërkesat për shqiptarët! Avokatja britanike për TCH: Rritje dramatike të refuzimeve për azil

Gabimet e Home Office, rikthehen kërkesat për shqiptarët! Avokatja britanike për TCH: Rritje dramatike të refuzimeve për azil

Ka qenë media britanike që raporton se janë me mijëra raste kërkesash për azil, që ish-Kryeministri Rishi Sunak pretendonte se ishin shqyrtuar dhe mbyllur si çështje, të cilat do rikthen për shqyrtim në Home Office, për shkak të shtimit të rasteve të apelimeve, të cilat fajëson ngutjen në procesin e vendimmarrjeve.

Sipas The Guardian të Londrës, sfidat ligjore kundër më shume se 29 mijë vendimeve të marra në periudhën 2022-2023, ç’ka është katër herë më shumë se një vit më parë, ka çuar në mbingarkesë të gjykatave speciale, që shqyrtojnë këto raste apelimi.
Zyrtarë të Home Office citohen të kenë thënë se punonjësit e shërbimit civil do duhet të të rishqyrtojnë nga e para raste që janë refuzuar apo tërhequr gjatë nxitimit për të përmbushur premtimin e ish-kryeministri Sunak, për pakësimin e stivës së dosjeve të pashqyrtuara të azilit me 90 mijë syresh, deri në fund të 2023.

Mes këtyre rasteve të mbyllura ka edhe shumë kërkesa për azil, të bëra nga shqiptarë. Sipas Esme Madill, avokate që punon në një projekt të specializuar vetëm për mbrojtjen e azilantëve të rinj shqiptarë, dhe e sapo zgjidhur si avokatja me e mirë e vitit në Britani, thotë për Top-Channel se po shohim shumë vendime të jashtëligjshme nga azilkërkues shqiptarë dhe po i sfidojmë ato nëpër tribunale e apelit.
“Ka pasur një rritje dramatike në refuzimin e kërkesave për azil nga shqiptarët dhe ne po sfidojmë me sukses këto refuzime përmes rishikimeve juridike dhe ka një fakt që flet shumë se rastet e apelimeve të suksesshme janë mbi 50 përqind të rasteve të apeluara në gjykata, edhe pse ka pasur një rritje dramatike të rasteve të refuzuara nga Home Office. Kjo tregon se shumë nga këto vendime janë të jashtëligjshme”, tha Esme Madill, avokate emigracioni në Londër.
Mbetet të shihet se cila do jetë qasja e qeverisë së re britanike të kryeministrit laburist Sir Keir Starmer, ndaj çështjes së azilit dhe emigracionit, dhe a do të ketë sukses apo do dështojë edhe kjo qeveri, si paraardhësit e saj.

Top Channel
Burimi