“Fute në sistem, s’e ke Ketën aty?”/ Përgjimet e nxorën zbuluar, mjekja Pere del nga Gjykata me një version tjetër: Nuk jam unë, jemi 3 Alketa
👁2023
Mjekja Alketa Pere, një nga shtatë të dyshuarit në skandalin tek onkologjiku, dha një deklaratë për mediat sapo doli nga gjykata.
Ajo duket se ka ndryshuar versionin e saj, teksa u shpreh se nuk ka qenë ajo që përmendet tek përgjimet e mesazheve.
Alketa Pere përmend një emër tjetër, po ashtu kolege tek Spitali Onkologjik.
Gazetarët: Çfarë ndodhi në seancë?
Alketa Pere: Asnjë gjë nuk ndodhi. Për sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, por Alketa administratorja, Alketa Ilo. Tek onkologjiku jemi tre Alketa.
Top Channel
Burimi