Frutat me bërthamë, të çmuarat e verës
Stina e frutave me bërthamë zgjat nga Qershori deri në Shtator, që do të thotë se jemi në mes të stinës së artë.
Në përgjithësi, termi i frutit me bërthamë tregon një frut, pjesë e familjes së trëndafilit, tuli i të cilit rrethon një bërthamë të përmasave të ndryshme. Frutat më popullorë me bërthamë përfshijnë: pjeshkët, kumbullat, nektarinat, qershitë dhe kajsitë
Frutat me bërthamë janë të pasura me vlera, fibër, ushqyes si kaliumi, beta karoteni, vitamina C dhe vitamina K.
Ruajtja e frutave me bërthamë
Nëse i ruani siç duhet, këto fruta të ëmbla do të rrojnë gjatë. Vendi i ruajtjes së tyre varet nga niveli i pjekjes. Frutat e papjekura duhet të lihen në kontakt të drejtpërdrejtë me dritën e diellit.
Frutat e pjekura mund të ruhen për disa ditë nëse i lini në banakun e kuzhinës suaj. Nëse dëshironi t’i ruani për më shumë se 2 ditë, atëherë futini në një qese plastike dhe ruajini në frigorifer.
Frutat tejet të pjekura duhen ruajtur në frigorifer, ku ajri i ftohtë do të ngadalësojë pjekjen e tepërt. Futini në qese plastike që të parandaloni tharjen e tyre.
Gatimi me frutat me bërthamë
Këto fruta janë shumë të shijshme por shija e tyre shumëfishohet nëse kombinohen me ushqime të tjera verore. Më poshtë do të gjeni disa ide si t’i përfshini frutat me bërthamë në gatime të ndryshme.
1. Pjekje
Pjekja nxjerr në pak ëmbëlsinë natyrale të frutave me bërthamë. Mjaftojnë pak minuta dhe sheqernat e frutave do të karamelizohen duke shumëfishuar shijen. Frutat e pjekura shkojnë shumë mirë me akullore me shije vanilje.
2. Zierje
Shqiptarët e kanë traditë që të ziejnë frutat me bërthamë gjatë stinës së verës. Të ziera, këto fruta kombinohen mirë me akullore, kek ose tërshërë. Frutat e ziera mund të shoqërojnë mirë edhe ushqimet pikante.
3. Lëngje
Qershitë janë ndoshta fruti më popullor për t’u përfshirë në lëngje të ndryshme, por edhe frutat e tjera me bërthamë nuk ngelen pas. Mjafton gjysëm filxhani ose një i plotë me fruta, pak ujë ose qumësht, disa barishte, karrota dhe akull të cilat grihen të gjitha bashkë dhe keni krijuar një lëng ideal e të shëndetshëm. Mund të shtoni pak xhenxhefil ose një lugë kakaoje për një shije më të guximshme.
4. Reçeli
Frutat tejet të pjekura janë perfekte për reçel dhe marmelatë. Nuk ju nevojiten sasi të mëdha sheqeri. Hidhni katër filxhanë me copa frutash në një enë të madhe. Shtoni një lugë gjelle sheqer dhe çerek filxhani me uthull balsamike. Lërini frutat të zbuten për 20 minuta dhe më pas hidhini në një tenxhere.
Lërini të ziejnë për 15 minuta deri sa të përftojnë dendësinë e reçelit. Ky reçel mund të qëndrojë për disa javë në frigorifer./Agroweb
Top Channel
Burimi