Franca në rrezik për dhunë, jepet alarmi: Trazira civile për shkak të zgjedhjeve

Franca në rrezik për dhunë, jepet alarmi: Trazira civile për shkak të zgjedhjeve

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin paralajmëroi se vendi mund të përballet me trazira civile dhe dhunë në lidhje, një rrezik ky që lidhet sipas tij me zgjedhjet e parakohshme, të shpallura nga presidenti Emmanuel Macron pas humbjes në votimet për Parlamentin Europian, ku e djathta ekstreme shënoi një fitore dërrmuese.

“Nuk përjashtohet mundësia që të ketë tensione shumë të mëdha. Autoritetet po përgatiten për një situatë tejet të ndjeshme pasi votimi do të mbahet më pak se një muaj para Lojërave Olimpike Parisi 2024”, tha Gerald Darmanin, ministër i brendshëm i Francës.
Vetë Macron, i cili e tronditi kombin kur njoftoi vendimin për ta shpërndarë Parlamentin francez në fillim të këtij muaji, nuk merr pjesë në zgjedhje.

Megjithatë, ato shihen si një test i fortë për fatin e presidentit që konsiderohej dikur si njeriu që mund të kapërcente ndasitë politike, por pas disa krizave të njëpasnjëshme, tani sheh një rënie të ndjeshme të popullaritetit.
Ai e ka bërë të qartë megjihatë se do të vazhdojë ta mbajë pozitën e presidentit derisa t’i përfundojë mandati më 2027, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
Macron e shpërndau parlamentin në 9 qershor, dhe vendosi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të këtij muaji dhe në 7 korrik, por sërish sondazhet nuk e favorizojnë, dhe lënë të kuptohet se fitues mudn të dalë përsëri ekstremi i djathtë.

Top Channel
Burimi