
Fotot/ U shpall në kërkim gjatë operacionit “Summer”, ja kush është drejtori i shkollës artistike të Durrësit që mbante pistoletë në banesë
👁8576
Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Summer”.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.
Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.
Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 13 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Operacioni u zhvillua pasi Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 16 persona.
Top Channel
Burimi