FOTO/ Piu fotoksinë para SPAK, ja kush është qytetari nga Lezha që tentoi t’i jepte fund jetës

FOTO/ Piu fotoksinë para SPAK, ja kush është qytetari nga Lezha që tentoi t’i jepte fund jetës

Personi që tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë është Pal Trashaj nga Lezha.

Top Channel ka arritur të sigurojë foton, ndërsa ai qëndron i ulur në bordurën e kangjellave rrethuese dhe lutet.
Pasi tentoi vetëvrasjen, ai është transferuar në spital. Dyshohet se qytetari nga Lezha dyshohet të ketë probleme me  depresionin.

Ai kërkonte takim me zyrtarët për hetime të SPAK, sipas burimeve të gazetares së Top Channel,  Anila Hoxha.
Trashaj dyshohet se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë.
Qytetari tregoi për një media tjetër se u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura i kërkoi t’i shlyejë ato përmes një kredie të re.
Pasi ka marrë kredi tek NOA dhe e ka shlyer, pas pesë vitesh i kanë kërkuar para kompania MCA.
MCA aktualisht është nën hetim për shkelje, pasi zhvasnin përmes skemave qytetarët me kredi të këqija.

Top Channel
Burimi