Favorizoi persona të ndryshëm duke mos i gjobitur apo kontrolluar, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë në Kukës
👁4485
Prokuroria e Kukësit ka kërkuar pezullimin nga detyra për shtetasin K.K., punonjës policie, i akuzuar për Veprën Penale ‘Shpërdorim Detyre’.
Në kuadër të hetimeve në bashkëpunim me Agjencinë e Mnikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyseshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.
Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor.
Top Channel
Burimi