Emri + Foto/ Dhunoi dhe tentoi të vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi

Emri + Foto/ Dhunoi dhe tentoi të vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar të kërkuar, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke.

E reja 26-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Agia Varvaras në Athinë në 13 qershor se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj Zhuljan Prenci, pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste. E reja greke kishte arritur të largonte litarin nga qafa dhe kishte thirrur për ndihmë.
Nga dhoma ngjitur kanë dalë prindërit e saj bashkë me nipin e saj të mitur. Ish-bashkëshorti i saj i identifikuar si Zhuljan Prenci, e la litarin dhe nisi ta godiste me grushte në kokë si dhe e kafshoi në krahun e djathtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai e ka kanosur 26-vjecaren. Pas kësaj autori është larguar në këmbë nga banesa. Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në sallonin e banesës, teksa e reja mbante në krahë fëmijën e tyre 10 mujorsh.

Prenci është pikasur dy ditë më parë nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.
Në Shqipëri ai është me precedent penale për “vjedhje në bashkëpunim” në vitin 2011 në Gjirokastër.

Top Channel
Burimi