Emigrantët po kthehen! Në Portin e Durrësit fluks i shtuar të udhëtarësh, 15 mijë persona vetëm gjatë javës

Emigrantët po kthehen! Në Portin e Durrësit fluks i shtuar të udhëtarësh, 15 mijë persona vetëm gjatë javës

Mbi 15 000 persona kanë hyrë në vend nga porti detar i Durrësit gjatë kësaj jave. Stina e nxehtë dhe pushimet verore kanë shtuar ndjeshëm numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në këtë vendkalim kufitar nga portet italiane. 

Rritja e kërkesës ka bërë që të shtohet numri i lundrimeve ditore në Adriatik. Në linjën e Barit nga e enjtja deri të dielën kanë nisur çdo javë lundrimet e dyfishtë, ndërsa linja e Ankonës do të ketë lundrime çdo ditë.
Autoritetet deklarojnë se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët, duke shtuar sportelet dhe personelin.

Këto ditë janë kryesisht bashkëkombasit tanë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Evropë, dhe kthehen për pushime në Kosovë dhe Shqipëri.
Nuk mungojnë as turistët e huaj që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë. Ndërkohë muaji gusht do të sjellë dhe më shumë fluks në port pasi mijëra anëtarë të diasporës shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht ata që jetojnë në Itali marrin pushimet dhe kthehen në atdhe pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Top Channel
Burimi