![Elbasan, dyndje në pediatri! Virozat e stinës, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/elbasan-dyndje-ne-pediatri-virozat-e-stines-rreth-100-femije-paraqiten-cdo-dite-tek-mjeket_67a6c8ae6c047.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Elbasan, dyndje në pediatri! Virozat e stinës, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët
👁837
Ulja e temperaturave nuk ka kaluar as këtë vit pa pasoja për më të vegjlit.
Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë e ftohje. Rastet më të rënduara kërkojnë hospitalizim.Mjekët këshillojnë kujdes nga luhatjet e temperaturave dhe konsumim të lëngjeve të freskëta. Gjithashtu mjekët vërejnë të alarmuar konsumimin e pijeve energjike tek fëmijët nën 12 vjeç.
Gjithashtu në spitalin e Elbasanit ka paraqitje të shtuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe të moshave të treta, sidomos të sëmurët kronikë.
Top Channel
Burimi