E rëndë në Vlorë! Ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës, humb jetën 29-vjeçarja
👁4790
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme.
Një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës.
“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel
Burimi