E rëndë në Shkodër, i mituri tenton të hidhet nga pallati, shpëtohet në kohë

E rëndë në Shkodër, i mituri tenton të hidhet nga pallati, shpëtohet në kohë

Shmanget tragjedia në Shkodër!

Rreth orës 09:15, policia u njoftua se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”.
Menjëherë më pas, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Top Channel
Burimi