![E para herë “në histori”! Punonjësit e Samsungut nisin grevë në Korenë e Jugut!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/e-para-here-ne-histori-punonjesit-e-samsungut-nisin-greve-ne-korene-e-jugut_66762122b42f7.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E para herë “në histori”! Punonjësit e Samsungut nisin grevë në Korenë e Jugut!
Në atë që përshkruhet si rasti i parë ndonjëherë i këtij lloji, punonjësit e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics në Korenë e Jugut kanë nisur një grevë.
E konsideruar njëra prej kompanive më të mëdha në botë, Samsung Electronics njihet për prodhimin e smartfonëve por është në të njëjtën kohë edhe prej pak firmave që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike. Ankesa kryesore janë pagat. Drejtuesit e kompanisë janë duke negociuar për këtë çështje me sindikatat që prej muajit janar, por nuk është arritur ende asnjë kompromis.
“Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot përmes pezullimit të punës, dhe shumë punëtorë janë duke marrë pjesë. Ky aksion është vetëm fillimi. Ne planifikojmë t`i shkojmë luftës tonë deri në fund, me të gjithë mbështetjen që mund të marrim nga punonjësit”, tha kryetar i sindikatës së punëtorëve Son Woo-mok.
“Ne po ngremë zërin përmes kësaj greve për të dëshmuar vullnetin tonë. Qëllimi ynë nuk është cenimi i prodhimit, por plotësimi i kërkesave”, tha zv/kryetar i sindikatës së punonjësve Lee Hyun-kook.
Kompania sqaroi se ky veprim nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore. Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, që dominon sferën biznesore në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe në Azi.
Top Channel
Burimi