![E kishte kthyer banesën në fole prostitucioni dhe përdorim kokaine, vihet në pranga 36-vjeçarja](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/e-kishte-kthyer-banesen-ne-fole-prostitucioni-dhe-perdorim-kokaine-vihet-ne-pranga-36-vjecarja_667e7964e1b02.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E kishte kthyer banesën në fole prostitucioni dhe përdorim kokaine, vihet në pranga 36-vjeçarja
👁1966
Një 36-vjeçare është vënë në pranga pasi kishte kthyer banesën në fole prostitucioni dhe përdorim kokaine.
Në kuadër të operacionit policer të koduar “Illegal”, u sekuestruan një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.
“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”.
Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi