“E kapëm lirë”/ U jepte informacion për “lëvizjet” e policisë, në përgjime del edhe dhurata që Dedan Gjoni merr nga grupi i Suel Çelës

“E kapëm lirë”/ U jepte informacion për “lëvizjet” e policisë, në përgjime del edhe dhurata që Dedan Gjoni merr nga grupi i Suel Çelës

Pas disa muajsh hetimesh, SPAK ka zbërthyer një grup kriminal që vepronte në zonën e Elbasanit dhe që drejtohej nga një emër i njohur për policinë, Suel Çela.

Sipas SPAK pjesë e këtij grupi ishin edhe zyrtarë, e mes tyre edhe Dedan Gjoni, në atë kohë zv/shef i komisariatit të Elbasanit.
Ai informonte grupin e Suel Çelës për hetimet e policisë dhe lëvizjet apo aksionet, duke thënë informacione me rëndësi për ta, e po ashtu edhe hetimet për kundërshtarët.

Në një episod, rezulton se Gjonit i kanë bërë dhuratë një makinë tip Mercedez B Class, pak kohë para atentatit të organizuar ndaj Ardjan Çapjas.
Një nga anëtarët e grupit të Çelës i thotë atij se i kanë gjetur një makinë të mirë dhe se e ka dhuratë, pasi e ‘kanë kapur lirë’.

Top Channel
Burimi