Dyshohet për “krime lufte” në Kosovë, arrestohet 56-vjeçari në Serbi
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë për mediat se policia serbe ka arrestuar një të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë në vitin 1999.
Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.
Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Dacic.
“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim te mëtejshme të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftim.
Nuk është ende e qartë se kur u arrestua ai.
Top Channel
Burimi