Dy kamionë hynë në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat, pronari gjobitet rëndë
Pronarët e dy mjeteve kamion janë ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila nga Policia e Vlorës.
Drejtuesit e tyre janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 ton.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda të respektojnë kufizimet për qarkullimin e mjeteve jashtë qendrave të banuara dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe oraret e vendosura.
Njoftimi i plotë
Gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, identifikohet dhe ndëshkohet administrativisht pronari i dy kamioneve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasiguruara.
Policia Rrugore e Vlorës ka ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila, pronarin e dy mjeteve kamion, shtetasin L. D, drejtuesit e të cilëve janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 Ton.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda të respektojnë kufizimet për qarkullimin e mjeteve jashtë qendrave të banuara dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe oraret e vendosura.
Top Channel
Burimi