Durrësi ‘vishet’ kuqezi për festat kombëtare/ Të rinj, flamuj dhe muzikë rrugëve të qytetit bregdetar

Durrësi ‘vishet’ kuqezi për festat kombëtare/ Të rinj, flamuj dhe muzikë rrugëve të qytetit bregdetar

Mbrëmjen e sotme, rrugët e Durrësit janë mbushur me gjallëri.

Të rinj kanë dalë për të festuar me makina të zbukuruara me flamuj kombëtarë.
Fëmijë e të rinj të veshur me veshje tradicionale që gjithashtu i janë bashkuar festës në rrugë. Atmosfera e hareshme është shoqëruar dhe me këngë patriotike, ndërsa makinat, kanë lëvizur nëpër rrugë duke dhuruar spektakël, po dhe vështirësuar qarkullimin në rrugë.

Festimet spontane dhe plot energji kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, që kanë nxituar të bëjnë dhe video të ndryshme.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente