Drejtues, anëtarë dhe themelues/ Demokratët u rikthehen festave, çfarë nuk u pa në 34-vjetorin e krijimit të PD (Fotot)
Partia Demokratike festoi një ditë më parë 34-vjetorin e themelimit të saj.
Ceremonia mblodhi bashkë drejtues, anëtarë dhe themelues të kësaj force politike.
Mbrëmja u hap me një mesazh nga burgu i ish-deputetit Ervin Salianji.
Në përvjetorin e 34-t të partisë, Sali Berishës dhuratë më e madhe i erdhi nga Gjykata e Tiranës, ku pas tri vitesh betejë për pronësinë e regjistroi Partinë Demokratike me emrin e tij si kryetar ne regjistrin partive politike.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë ai tha se demokratët tani janë më të bashkuar.
“Si do ishte sot ky 34-vjetor i PD nëse do ishim përkulur ndaj këtij grushti shteti që u krye ndaj opozitës shqiptare. Ne sot nuk do ishim këtu ose do ishim me një flamur tjetër të dorëzuar nga kundërshtari. Sigla, flamuri i vërtetë i PD do kishte humbur, do kishte mbetur pa zotërit, kalorësit e tij. Do ishim pa identitet, do ishim pa fuqi, do ishim fasadë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Top Channel
Burimi