Drejtorët e shkollave në veri të Kosovës merren në pyetje, hetohen për pengim të procesit të votimit

Drejtorët e shkollave në veri të Kosovës merren në pyetje, hetohen për pengim të procesit të votimit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë drejtorët e shkollave në komunat me shumicë serbe në veri për “pengim të procesit të votimit”.

Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit serb dhe drejtorët nuk lejuan që objektet arsimore të shfrytëzohen më 21 prill për votimet për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaivq dhe Zubin Potok. Për këtë shkak qendrat e votimit u hapën në vende alternative ose në kontejnerë. Po njësoj u organizuan edhe zgjedhjet lokale në prill të vitit 2023, të cilat u bojkotuan nga partitë dhe votuesit serbë.

Top Channel
Burimi