Drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, drejtuesi i mjetit rezulton nën efektin e lëndëve narkotike

Drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, drejtuesi i mjetit rezulton nën efektin e lëndëve narkotike

Një person drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, gjë që ka tërhequr vëmendjen e policisë.

Pas kontrolleve të kryera rezultoi se shtetasi me iniciale Xh. M., ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kësaj ai u vu në pranga, duke e çuar numrin total në 118.
Njoftimi i policisë:

Shkon 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, kanë konstatuar shtetasin Xh. M., i cili ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit.
Nga verifikimi me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e drogave. Gjithashtu, kishte përfunduar afati i dokumenteve të automjetit.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. M. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi