“Do vish do qash”, Bido përplaset ish-zëdhënësin e Belerit: Ti që flet për pronat e grekëve në Himarë, të paktën të të kenë financuar mirë
Vendimi për lënien e Fredi Belerit në burg është shtruar në tryezën e debatit mbrëmjen e sotme në Top Story me Grida Dumën.
Gjatë diskutimi, ka pasur një përplasje në debat mes Skerdjan Dhuli, ish-zëdhënës i Belerit dhe studiuesit Ardit Bido.
Bido tha se Beleri në reagimin e bërë sot nga burgu, ka përdorur sërish fjalën vorioepirot, që përbën një gabim të rëndë.
Bido: Helenizmi nuk është problemi, ka problemin fjala vorioepirotas. Në të njëjtin status të Belerit, ai flet që Rama ‘më ka futur mua në burg se do të vjedhë pronat e grekëve në Himarë’, dhe jo pronat e shqiptarëve. Është një vjedhës votash, është përdhosës i simboleve shqiptare, është kapur me armët e masakrës së Peshkëpisë. Problemi këtu është se ne kemi pasur katër vjet kryetare bashkie në Shkodër një kryetare që nuk ishte zgjedhur dhe asnjë nuk tha se u bë nami i zi. E tillë është sërish situata. Nëse ne diskutojmë që do kandidojë Petro Beleri, është irredentizëm i pastër.
Dhuli: Si mund ta marrësh seriozisht? Një djalë 27 vjeç që nuk i ka borxh askush
Bido: Nuk të ndërpreva, nuk është se ti po thoje diçka të zgjuar
Dhuli: Do vish të qash prapë këtu ti, se do ta mundim Ramën, pastaj e di vetë ti ku shkon ankohesh
Bido: Qetësohu djalë, po të them edhe një herë, nuk e kam shef, Ramën ta mundë kur të dojë PD
Dhuli: E kupton ku është katandisur Rama sa nxjerr ca si ty
Bido: Ti ke punuar me Fredi Belerin dhe s’ke lidhje me PD, i ke sharë. Ti vetë, që flet për grekët e Himarës… të kanë dhënë teza të gabuara. Të paktën të të kenë financuar mirë se gjynah
Top Channel
Burimi