“Do ta pastrojmë edhe ne shtëpinë tonë”, Rama: Kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine, të shkojë aty ku e meriton

“Do ta pastrojmë edhe ne shtëpinë tonë”, Rama: Kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine, të shkojë aty ku e meriton

Në aktivitetin me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi, kryeministri Rama ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për strukturat e drejtësisë, duke thënë se 11 maji do të jetë votë kundër atyre që kërkojnë shkrirjen e SPAK-ut.

Në të njëjtën kohë ai dha një mesazh edhe për zyrtarët që akuzohen për korrupsion, duke thënë se “Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë edhe ne në mënyrë të vazhdueshme do pastrojmë shtëpinë tonë e do ta bëjmë vendin që kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine të largohet nga shtëpia e të shkojë aty ku e meriton”. 
Rama: Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nga 1912 që cilido qoftë i lidhur me pushtetin politik, të shkojë përpara një prokurori dhe gjykatësi të pavarur, të hetohet dhe dënohet. PS bëri një reformë në drejtësi që nuk e ka bërë asnjë vend në rajon. Kur ne morëm detyrën ishim të fundit fare në trenin e anëtarësimit të BE-së. Ne tani jemi lokomotiva e gjithë rajonit. Një nga gjërat që bëmë ishte kjo: vendosëm të dorëzojmë te drejtësia shpatën e ndëshkimit që gjithmonë e mbante qeveria. Kush ka hyrë më parë në procese hetimore, ka hyrë me urdhër nga lart. janë varur ministra në Shqipëri, sepse ka ardhur urdhri nga lart. Sot ndodh sepse ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. 
Kjo është një gjë që garantohet duke hyrë në BE. Kjo nuk varet se del një buf kënete dhe thotë se do shkrij SPAK-un, apo se del një specie tjetër dhe përbetohet se do shkrij drejtuesin e SPAK. Nuk ndodh më kur të kemi në BE. 
E treta, pse duhet të hyjmë në BE është se standardet e bashkëjetesës në të gjitha nivelet janë të garantuara. Ju zonjat jeni ato që e mbani shtëpinë, ju e mbani ekuilibrin. Kur të hyjmë në BE ne jemi vend përfitues. BE ka dy kategori, atë të kontribuesve ku janë më të mëdhenjtë dhe përfituesit, ata që kanë më shumë nevojë si puna jonë. Parapërfytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. 
Jini krenare edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit. Mos i dëgjoni ata që thonë ‘jo po ua morën të gjithë, jo po ua kapën të gjithë’. Ne jemi afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do t’i afrohemi 1 milionëve. Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë edhe ne në mënyrë të vazhdueshme do pastrojmë shtëpinë tonë e do ta bëjmë vendin që kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine të largohet nga shtëpia e të shkojë aty ku e meriton. 
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente