Divorci solli ndarjen nga e bija, nëna e rrëmben nga babai. Çfarë ndodhi pas 25 vitesh?

Divorci solli ndarjen nga e bija, nëna e rrëmben nga babai. Çfarë ndodhi pas 25 vitesh?

Një dy vjeçare, e cila u rrëmbye në Konetikat në vitin 1999 është gjetur e gjallë 25 vite më vonë në Meksikë.

Andrea Michelle Reyes ishte dy vjeç kur u mor nga nëna e saj, Rosa Tenorio, në tetor 1999, sipas një njoftimi për lajmet nga departamenti i policisë së New Haven. Tenorio nuk kishte kujdestarinë ligjore të Reyes, pasi vogëlushja ishte nën kujdesin e babait të saj.
Policia e New Haven dhe FBI morën një urdhër arresti për Tenorio, e cila dyshohej se kishte ikur me vajzën e saj në Meksikë. Babai i Andreas ka udhëtuar disa herë në Meksikë, por pa asnjë rezultat.
Në vitin 2023 rifilloi sërish çështja për gjetjen e Andreas. Testimi i avancuar i ADN-së konfirmoi marrëdhënien midis Reyes dhe babait të saj, të cilët më në fund ishin në gjendje të rilidheshin pas më shumë se dy dekadash.
Identifikimi i Reyes ishte pjesë e një nisme për të zgjidhur më shumë se 500 raste që përfshijnë të mitur dhe të përfshira në Sistemin Kombëtar të Personave të Zhdukur dhe të Paidentifikuar, tha kompania.
Një urdhër-arresti për Tenorio mbetet aktiv dhe i vlefshëm brenda Shteteve të Bashkuara, sipas policisë, duke shtuar se ata besojnë se i dyshuari i rrëmbimit është ende në Meksikë.
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente