“Ditë e çuar dëm nga deputetët”, Braçe për raportimin e Dumanit dhe Çelës në parlament: Nuk mund të ushtrojnë kontroll mbi Prokurorinë
Deputeti socialist Erion Braçe, në një postim në Instagram, ka reaguar për raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Kryeprokurorit Olsian Çela në Parlament.
Braçe e quan si një ditë të çuar dëm në Kuvend, sepse sipas tij deputetët e bën pis duke denigruar, bullizuar dhe kërcënuar dhe se duhet të kuptojnë që nuk mund të ushtrojnë kontroll politik mbi Prokurorinë apo trupin gjykues.
Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe
Ditë e çuar dëm, madje e dëmshme; Parlamenti, deputetët konfirmuan faktin se të bëjnë pis, të bëjnë dëm!
Keqinformim, paragjykim, sulm, denegrim, bullizim, kërcënim në kufinj alucinante – njeri i thoshte prokurorit special “harroje votën tonë për me tej në karrierën tënde”, referuar akuzës ndaj udhëheqësit të tyre dhe, tjetri i tha “ti dhe për rinovimin e mandatit varesh nga mazhoranca”, për shkak të padijes mbi ligjin.
Deputetët nuk pranojnë dot se nuk mund të ushtrojnë kontroll politik për çështje konkrete mbi Prokurorinë;
Deputetët nuk pranojnë dot se nuk mund të ushtrojnë kontroll politik mbi vendimmarrjen e prokurorit apo gjykatës;
E thejshtë dhe e zgjidhur ligjërisht – kontrollin mbi Prokurorinë e ushtron një gjykatë më e lartë! Deputetët nuk pranojnë dot se nuk kane asnjë atribut më shumë se një kallëzues i zakonshëm dhe se kjo historia “heto këtë se dua unë, apo arresto në burg këtë se dua unë gjithashtu unë”, nuk ekziston më, ka mbaruar.
Deputetët nuk pranojnë dot se dhe kjo historia “ impliko këtë që implikoj unë” drejtuar prokurorëve, nuk ekziston më, ka mbaruar.
Ky nuk është kontroll parlamentar, kushtetues e efektiv; kjo ëshhtë thjesht të bësh pis dhe kjo ishte efektive”.
Seanca e gjatë e pyetjeve synoi vetëm këtë: “Të bënte pis cilindo në shënjestër, siç parlamenti e bën më mirë se kushdo.
Në fund, nga gjithë çfarë dëgjova nga prokurorët, dy gjëra-të lidhura, kam:
Unë mendoj se detyra e një prokurori nuk është thjesht hetimi, grumbullimi i provave me qëllim shkuarjen tek fajësia; edhe pafajësia mund të jetë qëllim!
Kjo është jetike, kur kallëzimi i qëllimtë në prokurori, Prokurorinë e Posaçme veçanërisht, me imazhin e krijuar e namin popullor – po t’u zu emri atje je i vdekur, po kthehet në instrument politik; I përdorur para zgjedhjeve “vret” pa shkuar tek vota;
I bën dëm demokracisë!
Top Channel
Burimi