Dita ndërkombëtare e gruas, presidenti gjerman: Kemi bërë hapa pas në barazinë gjinore

Dita ndërkombëtare e gruas, presidenti gjerman: Kemi bërë hapa pas në barazinë gjinore

Gratë dhe burrat janë të barabartë – kështu përcaktohet në ligjin themeltar. Në realitet shpesh ndodh ndryshe, pikërisht për këtë tërheq vëmendjen dita ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi.

Ka përsëri më shumë armiqësi ndaj gruas, tërheq vëmendjen presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Me rastin editës ndërkombëtare të gruas të shtunë, presidenti Steinmeier ka kritikuar hapat pas lidhur me barazinë gjinore. “Pikërisht shumë burra, madje shpesh të rinj, gjithnjë e më shumë po kapen pas imodelit të roleve tradicionale”, tha Steinmeier në një fjalim në presidencë në rezidencën Kështjella Bellevue në Berlin. “Në nivel global po përjetojmë, se si partitë populiste duan të krijojnë përshtypjen, se barazia është si një ide fikse e forcave progresiste”, tha Steinemeri. Sipërmarrjet e mëdha të Teknologjisë ë Informacionit që prej kohësh janë krenuar me modernizimin e tyre, po i ndërpesin nën komandin politike të administratës së re amerikane programet e diversitetit duke u fokusuar tek një “energji e re mashkullore” në sipërmarrje dhe në shoqëri.
Ngacmime dhe sulme në rrjetet sociale – Ulet kuota e grave në Bundestag
Ende nuk është arritur të garantohet që pagat e gruas dhe burrit të mos kenë dallime.Po ashtu tjetër preoukim mbetete, se “armiqësia ndaj gruas rritet, në radhë të parë në rrjet” “Ne përjetojmë, se si edhe tek ne në Gjermani po rritet armiqësia ndaj gruas, veçanërisht në rrjet”, vërren Steinmeier. “Gratë përballen me armiqësi, urrejtje, sepse janë gra.” Gjithnjë e më shpesh në rrethana të tilla gratë tërhiqen nga poste si p.sh. si kryetare bashkie apo deputete. Presidenti kritikoi edhe uljen e kuotës së deputeteve gra në Bundestag pas zgjedhjeve më 23 shkurt. “Gratë në Bundestagun gjerman – sipas shifrave – nuk përbëjnë më një pakicë me efekt vote”, kritikoi presidenti. “Nëse demokracia jonë ka një problem me gruan, atëherë vendi ynë ka një problem me demokracinë.” Kuota e grave në Bundestagun e sapozgjedhur ka 2,3 përqind më pak gra se më parë.
“Qeveria duhet të jetë një shembull sa i përket barazisë gjinore. “Si në çdo 8 Mars të shtunën kremtohet dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në këtë ditë gjithmonë tërhiqet vëmendja për trajtimin strukturor jo të barabartë të gruas. Shumë organizata i bëjnë thirrje politikës të marrë masa efikase për më shumë barazi. /DW

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente