![Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti Begaj përkujton dëshmorët: Sakrifica e tyre, amaneti ynë! Aspirata për liri mbetet detyrim](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/dita-e-clirimit-te-shqiperise-presidenti-begaj-perkujton-deshmoret-sakrifica-e-tyre-amaneti-yne-aspirata-per-liri-mbetet-detyrim_67499193acc31.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti Begaj përkujton dëshmorët: Sakrifica e tyre, amaneti ynë! Aspirata për liri mbetet detyrim
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Dëshmorët e Kombit në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!“, ka shkruar Begaj.
Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.
Të pranishëm në ceremoni, ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministria e deputetë.
Presidenti, së bashku me krerë të tjerë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Top Channel
Burimi