![“Diskutuam përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë”, ministri Hasani takohet me Oliver Varhelyi](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/diskutuam-pergatitjen-e-shqiperise-per-hapjen-e-grup-kapitujve-themelore-ministri-hasani-takohet-me-oliver-varhelyi_667aaea599b2f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Diskutuam përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë”, ministri Hasani takohet me Oliver Varhelyi
👁2226
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me komisionerin Oliver Varhely, teksa kanë folur për përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë.
Kjo gjë u bë e ditur nga vetë ministri Hasani, i cili bëri një postim në Facebook të shoqëruara me foto.
“Luksemburg, me komisionerin Oliver Varhelyi gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm, diskutuam përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë. Zgjerimi ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian ashtu sikurse edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi një ditor në Luxemburg u mbyll me audiencën e Dukës së Madh, Henri“, shkruan ministri në Facebook.
Top Channel
Burimi