Dieta volumetrike, si ndihmon në rënien në peshë
Barabra Rolls, profesoreshë e shkencave ushqyese dhe obezitetit në Penn State ka krijuar dietën Volumetrike, e cilësuar si një nga dy dietat më të mira për humbjen në peshë për 2018 sipas vlerësimit të Best Diet Rankings.
Ajo ka marrë pikë maksimale nga dietologët pasi është e sigurtë, efektive dhe e qëndrueshme në kohëzgjatje.
Kjo dietë përqëndrohet në një ide mjaft të thjeshtë: të ngopesh me pak kalori.
“Kërkesa kryesore dhe premisa me të cilën punon Dieta Volumetrike është kërkesa për ngopje”, thotë ekspertja Lisa Davis.
Pra, fokusi kryesor është ngopja me ushqime natyrale me pak kalori, shumë fibra dhe ujë, si fruta, perime dhe supa.
“Meqënëse karbohidratet dhe proteinat së bashku sigurojnë katër kalori për gram, dhe yndyrnat 9 kalori për gram, ju mund të hani më shumë karbohidrate dhe proteina pa kalori të tepërta”, shpjegon ajo, duke shtuar se njerëzit që ndjekin Dietën Volumetrike të humbin një kg në javë.
Menuja e dietës VolumetrikeNdryshe nga dietat e tjera që ju kufizojnë në këtë dietë është ndryshe. Nuk të duhet të numërosh kaloritë, të masësh ushqimin, apo të vendosësh objektiva.
“Dieta Volumetrike nuk është një plan me përshkrim të saktë, por një koncept dhe qasje gjithëpërfshirëse ushqyese”, thotë nutricionisti Paul Saulter.
Në këtë dietë ushqimet ndahen në katër grupe, shpjegon ai. Qëllimi juaj: Hani sa më shumë ushqime të grupit të parë dhe të dytë, jeni të ndërgjegjshëm për përmasën e racionin e ushqimeve në grupin e tretë dhe minimizoni zgjedhjen e ushqimit në grupin e katërt. Dhe asgjë nuk është tërësisht jashtë kufijve.
Katër grupetGrupi i parë: fruta dhe perime pa niseshte, qumësht i papërpunuar dhe supë.
Grupi i dytë: fruta dhe perime me niseshte, drithëra, mish me pak yndyrë, bishtajat, pjata të përzierja me pak yndyrë si përshembull pilaf dhe makarona.
Grupi i tretë: mish, djath, pixë, patate të skuqura, salca sallatash, bukë, akullore dhe torta.
Grupi i katërt: patatina, çokollata, ëmbëlsira, biskota, arra, gjalp dhe vaj.
Një regjim tipik i Dietës VolumetrikeNjë shembull se çfarë mund të hani në dietën Volumetrike, sipas Salter:
Mëngjes: Një omletë perimesh me një tost.Paradreke: Kos me fruta
Drekë: mish pa dhjam, me fasule dhe perime
Pasditja: Kokoshka pa gjalp me një gotë qumësht
Darka: Peshk, quinoa dhe perime në avull
Top Channel
Burimi