Çdokush dëshiron të qëndrojë larg ushqimeve kalorike, por pak munden/ Ka një mënyrë si të shpëtoni nga kjo varësi!

Çdokush dëshiron të qëndrojë larg ushqimeve kalorike, por pak munden/ Ka një mënyrë si të shpëtoni nga kjo varësi!

Nëse jeni duke kërkuar për një ndihmë të vogël për të ndihmuar veten të qëndroni larg ushqimeve të padëshiruara, hulumtimi i ri i publikuar në “Clinical Psychological Science” nga Universiteti i Minesotës ka një truk të vogël për të gjithë ju.

Studimi përfshiu 224 të rritur të cilët zgjodhën mes ushqimeve të shëndetshme dhe të pashëndetshme të paraqitura në ekranet e kompjuterit. Disa pjesëmarrësve iu dha një video dy minutëshe për përfitimet e ushqimit të shëndetshëm përpara se të merrnin një vendim.
Kur duhej të zgjidhnin mes këtyre dy opsioneve, disave iu tha të pyesnin veten në vetën e parë: “Çfarë dua të ha sot?”, dhe disave iu tha të pyesnin veten në vetën e tretë dhe të thërrisnin veten me emër: “Maria, çfarë do të hash sot?”

Interesant është fakti se ata që e pyetën veten në vetën e tretë më së shumti zgjodhën ushqimin e pashëndetshëm në vend të ushqimit të shëndetshëm, edhe pse paraprakisht kishin parë një video për ushqimin e shëndetshëm.
Autorët e këtij studimi arritën në përfundimin se ata që flisnin me veten në vetën e parë dhe që kishin shikuar më parë një video për ushqimin e shëndetshëm, zgjodhën më shpesh opsionin e shëndetshëm.
Ky studim doli gjithashtu në përfundimin se të folurit me veten ndikon gjithashtu në strategjinë e vetëkontrollit dhe na inkurajon të ushqehemi më shëndetshëm. Ky është një truk i mirë që duhet ta provojmë çdo herë përpara se të vendosim për një opsion jo të shëndetshëm.
Rikujtojmë, se një ekip i udhëhequr nga studiues nga universitetet amerikane të Tufts dhe Harvard ka zbuluar së fundmi një lidhje midis konsumit të lartë të ushqimeve shumë të përpunuara dhe një rreziku në rritje të kancerit te meshkujt. Në një studim të botuar në “British Medical Journal”, shkencëtarët zbuluan se burrat që hanin nivele të larta të ushqimeve ultra të përpunuara kishin një rrezik 29% më të lartë për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë sesa burrat që hanin shumë pak nga këto ushqime.

Top Channel
Burimi