Braktisi dy fëmijët e mitur, bashkëshorti e kallëzon në polici. Nën hetim 34-vjeçarja në Skrapar
👁5543
Një 34-vjeçare në Skrapar është nën hetim pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.
Gruaja, J. R., është kallëzuar nga bashkëshorti i saj, se është larguar jashtë vendit, duke i lënë kështu fëmijët e saj vetëm.
“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi