
Botuesi i Kadaresë rrëfen momentet e fundit të shkrimtarit, denoncon ndihmën e shpejtë: Ambulanca ishte pa impiant, me zor kemi çarë rrugët e Tiranës
👁14230
Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa mbaheshin homazhet në nder të tij ka bërë një denoncim sa i përket dhënies së ndihmës mjekësore në momentet e fundit të Kadaresë.
Hudhri u shpreh se ambulanca që erdhi për ta transportuar nga banesa në spital nuk kishte kushte dhe aparaturat e nevojshme për ndihmën e parë, ndërsa theksoi se trafiku i rënduar dhe mosreagimi për të hapur rrugën sollën vonesa të dërgimit në spital.
“E morën në ashensor ishte gjendje gati e ngrirë, hipën në ambulancë shumë e thjeshtë pa impiant me zor kemi carë rrugët e Tiranës megjithëse ulërinte sirena derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera shikoje mobilizimi i mjekëve”, tha Hudhri.
Top Channel
Burimi