Boshatisen plazhet e Vlorës, reshjet intensive të shiut “mbyllin” pushuesit në shtëpi
Reshjet e shiut që janë duke rënë në qytetin e Vlorës kanë bërë që pushuesit të largohen nga plazhet.
Shiu vijon me intesitet në të gjithë qytetin e Vlorës, duke freskuar disi motin, por dhe duke larguar pushuesit nga plazhet e qytetit.
Reshjet e shiut kanë shtuar intesitetin duke rritur dhe nivelin e ujit nëpër rrugët e qytetit të Vlorës, ku është krijuar dhe trafik në rrugë për shkak të ujit që është prezent. Bashkia e Vlorës po punon për largimin dhe pastrimin e rrugëve.
Në orët e mesditës reshjet prekën pjesën më të madhe të territorit. Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Top Channel
Burimi