“Bitrit pasi i dhashë 35 mijë euro bleu një ‘Sky’”/ Nuredin Dumani për vrasjen e Shkozës: Makinën ma dha Çapja

“Bitrit pasi i dhashë 35 mijë euro bleu një ‘Sky’”/ Nuredin Dumani për vrasjen e Shkozës: Makinën ma dha Çapja

Vijon seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Pjesë nga seanca:
Avokatja: A ka qëndruar ndonjëherë Elio Bitri tek shtëpia jote?
Dumani: Po ka qëndruar. Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.
Avokatja: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit.
Dumani: Po, jam takuar.
Avokatja: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës tek vrasja e Dorian Shkozës.
Dumani: Po, i kam thënë.
Avokatja: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?
Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.
Avokatja: A ke patur qëllim të vrasësh Elip Bitrin?
Dumani: Asnjëherë.
Avokatja: Ku e morët makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës?
Dumani: Makinën ma tha Florenc Capja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një “Benz Class” i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.
Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej.

Top Channel
Burimi