“Beteja” për Universitetin e Shkodrës/ Mori tre vota më pak se rivali, Këçira i përgjigjet Gjurajt: Nuk ka ende fitues!
Rektorja në detyrë e Universitetit të Shkodrës, Rajmonda Këçira, ka reaguar pas deklaratave të kandidatit fitues, Tonin Gjuraj.
Sipas Këçirës, ende nuk ka një fitues. Duke vënë në dukje se diferenca mes saj dhe Gjurajt është shumë e vogël, ajo fton konkurrentit të presë deri në zbatimin e procedurave që parashikon Rregullorja e zgjedhjeve
Është koha të falenderoj stafin akademik të USH-së dhe studentët që u bënë pjesë e zgjedhjes së autoriteteve drejtuese dhe anëtarëve të senatit akademik. Votimet për rektor të datës 21 qershor dhanë një rezultat pa fitues pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave të vlefshme. Pika 11 e nenit 4 të Rregullores së zgjedhjeve kërkon që kandidati fitues të këtë siguruar shumicën e votave të vlefshme.Rezultati i zgjedhjeve nuk i mundëson, pavarësisht dëshirave apo pritshmërive, asnjërit kandidat për të deklaruar fitore, aq me pak të “jashtëzakonshme” dhe “cilësore”. Diferenca mes meje dhe kandidatit Gjuraj është vetëm 1%.Ndaj i bëj thirrje kandidatit Gjuraj të presim me qetësi zbatimin e procedurave që parashikon Rregullorja e zgjedhjeve, pa ushtruar presion mbi Komisionin institucional të zgjedhjeve. E siguroj kandidatin Gjuraj se Universiteti i Shkodrës qysh në fillim të procesit ka siguruar ambientet në të cilat ushtron detyrën Komisioni institucional i zgjedhjeve nëpërmjet rojeve dhe kamerave të sigurisë, pa patur nevojë për ndërhyrje arbitrare të policisë bashkiake. Personalisht, si rektore në detyrë, siguroj stafin akademik, studentët dhe maturantët se puna në Universitetin e Shkodrës vijon për realizimin e provimeve dhe diplomimit të studentëve dhe në të njëjtën kohë po përgatit me seriozitet maksimal procesin e regjistrimeve të studentëve të rinj”, shkruan Këçira.
Në zgjedhjet që u zhvilluan në Universitetet e vendit, gara në në Shkodër ishte më e forta. Nga numërimi i votave të pedagogëve dhe studentëve, rezultoi se Gjuraj kishte grumbulluar 93 vota, ndërsa Këçira tre vota më pak, 90.
Top Channel
Burimi