Benefitet në organizmin tuaj nëse konsumoni bukë misri!
Një grua nga Iowa, e cila besohej të ishte personi më i vjetër në SHBA, vdiq këtë javë.
Misri mban konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj, të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.
Ndonjëherë harrojmë se sa e teprojmë me konsumimin e bukës. Njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit ose vuajnë nga sëmundja celiake, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë, shpesh ndihen të fryrë. Ata gjithashtu mund të kenë probleme për të shkuar në tualet, sepse zorrët e tyre janë të bllokuara. Mund të mos jeni intolerant ndaj glutenit, por keni një ndjeshmëri të lartë kur konsumoni grurë dhe drithëra të tjera.
Nuk është e këshillueshme që buka e blerë në dyqan të qëndrojë në frigorifer. Molekulat e niseshtës në bukë rikristalizohen shumë shpejt në temperatura të ftohta dhe bëjnë që buka të bajatet shumë më shpejt kur vendoset në frigorifer. Bukët e blera në dyqan duhet të mbahen në një qese plastike të mbyllur me ajër në temperaturën e dhomës dhe jo në frigorifer.
Top Channel
Burimi