Belerit iu dha leja e betimi si eurodeputet në Samitin e NATO-s? Mediat greke: Do të fluturojë të hënën drejt Strasburgut! Rama dhe Mitsotakis autorizuan ministrat e Jashtëm

Belerit iu dha leja e betimi si eurodeputet në Samitin e NATO-s? Mediat greke: Do të fluturojë të hënën drejt Strasburgut! Rama dhe Mitsotakis autorizuan ministrat e Jashtëm

Mediat greke pasqyrojnë edhe sot lajmin se Fredi Beleri do të jetë në Strasburg të martën e ardhshme, për të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian si dhe për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet.

Sipas gazetës Kathimerini, Beleri do të fluturojë për në Strasburg mëngjesin e së hënës, me një ndalesë të ndërmjetme në Athinë.
Kathimerini thekson se autoritetet shqiptare, pas presioneve të shumëanshme, i kanë dhënë atij një leje pesë-ditore, të cilën ai vetë e kishte kërkuar, në mënyrë që të shkonte në Strasburg dhe më pas të kthehej në burg për të vuajtur afatin e mbetur të dënimit, i cili përfundon në tetor.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mund të bënte ndryshe – shkruan Kathimerini. Pas zgjedhjes së tij në Parlamentin Evropian, çështja Beleri pushoi së qeni një çështje “dypalëshe”dhe nëse nuk do të lejohej të merrte pjesë në seancën e parë, do të hapej një front i panevojshëm, i Shqipërisë këtë herë me Brukselin”.
Veç kësaj, rasti i aktivistes italiane për të drejtat e njeriut, Ilara Salic, e cila u burgos në Hungari dhe u zgjodh në qershor në vendin e saj të Parlamentit Europian, duke e detyruar Viktor Orbanin ta lironte, ishte një precedent “i freskët” dhe i fuqishëm dhe Rama nuk do të donte të përballej me një breshëri kritikash që në seancën e parë të Parlamentit të ri Europian- përfundon Kathimerini.
Edhe gazeta Proto Thema thekson në artikullin e sotëm se vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë një leje pesëditore nga burgu i Fierit kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk erdhi lehtësisht por ishte produkt i presioneve greke dhe evropiane.
Burime të gazetës shprehen se ka pasur, procese intensive nga pala greke si në nivelin më të lartë qeveritar, por edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Georgios Gerapetritis dhe Alexandra Papadopoulou.
Sipas Protothemës, përpjekjet që Fredi Beleri të merrte një leje 5 ditore janë intensifikuar javët e fundit, ndërsa gjithçka është vulosur në samitin  NATO-s në  Uashington.
Në samit nuk ka pasur një takim të kryeministrit Edi Rama me homologun grek por të dy kryeministrat kanë autorizuar shefat e tyre të diplomacisë për negociata. Sipas mediave greke, dakordësia është arritur mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë  Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar Igli Hassani.
Megjithëse është shprehur kënaqësia në zyrën kryeministrore, jashtë saj nuk ka pasur diçka të dukshme sepse gjithçka ndodhi në 14 muajt e fundit , i ka çuar marrëdhëniet greko-shqiptare në një “presion të ulët barometrik”- shkruan Proto Thema. Ashtu si Kathimerini edhe Proto Thema theksojnë se Athina zyrtare ka sytë nga Himara për zgjedhjet bashkiake të 4 gushtit.
Himariotët do të duhet të zgjedhin mes mërgimtarit nga Amerika Petro Gjikouria, me origjinë nga fshati Drimadhë, i cili u zgjodh nga përfaqësuesit e minoritetit dhe kandidatit të Partisë Socialiste të Edi Ramës, ish-anëtar i parlamentit dhe ministër, minoritarit grek nga Dropulli, Vangel Tavo.
Në vazhdën e konflikteve që solli çështja Beleri, çdo parashikim në lidhje me rezultatin e votimit konsiderohet jo i sigurtë – komenton Kathimerini.
Nga njëra anë Edi Rama shkon në kutitë e votimit pasi ka marrë tashmë të gjitha “masat” që të mos shkelë mbi rregullat dhe të mos nënvleftësojë kundërshtarin siç ndodhi me Belerin, nga ana tjetër nuk është aspak e sigurt që një pjesë e minoritetit dhe partitë opozitare shqiptare, të organizojnë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër ardhjen nga Greqia të një numri të madh emigrantësh emigrantë, të aftë për të ndikuar në rezultat – thekson gazeta kosnervatore greke.

Top Channel
Burimi