Beleri kërkoi të ishte i pranishëm, KQZ shtyn për nesër shqyrtimin e mandatit të tij

Beleri kërkoi të ishte i pranishëm, KQZ shtyn për nesër shqyrtimin e mandatit të tij

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri.
Ky i fundit ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë procedurë dhe të flasë.

Përfaqësuesja e Belerit kërkoi gjatë seancës së vetë Beleri duhet të ishte i pranishëm, ndërsa kryekomisioneri Celibashi tha se ende nuk ka përfunduar procesi administrativ.
Seanca u shty për ditën e nesërme në orën 10:00, ku Beleri do të jetë i pranishëm fizikisht ose në platformë online nga burgu.

Celibashi: Subjekti ka dijeni për fillimin e kësaj procedure administrative. Pyetja që kam unë, e përfaqësoni apo jo Belerin. Nëse jeni ju që e përfaqësoni, keni tagrin të flisni
Përfaqësuesja e Belerit: Afati  nga dje deri sot ka qenë shumë i shkurtër për z.Beleri. Kam tagër për ta përfsqësuar, po jo për të thënë fjalën e tij të fundit. Afati i dhënë nga KQZ është shumë i shkurtër për t’i dhënë mundësi subjektit të njihet me procesin. Sot duhet të paraqiteshim para KQZ.

Top Channel
Burimi