
“BE u krijua për të përfituar nga SHBA”, Trump i ashpër: Ne kishim liderë budallenj! Është abuzuar, por tani…
“BE-ja u krijua për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”, thotë presidenti amerikan Donald Trump.
I pyetur nëse Irlanda po përfiton gjithashtu nga SHBA-ja, ai u shpreh “Sigurisht që po. Por Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lejonin këtë. Ne kishim liderë budallenj, kishim liderë që nuk kishin ide. Papritmas Irlanda ka kompanitë tona farmaceutike, ky ishull i bukur me pesë milionë banorë ka marrë në dorë të gjithë industrinë farmaceutike të SHBA.”
Trump thotë se do të kishte vendosur një tarifë 200% për kompanitë farmaceutike që shkojnë në Irlandë “kështu që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të shisni asgjë në Shtetet e Bashkuara”.
Komentet e Trump pasqyrojnë pikëpamjet e tij për tregtinë me Kanadanë dhe vendet evropiane në javët e fundit – ai vazhdimisht ka thënë se Kanadaja po “shkatërron” SHBA-në dhe se tarifat janë pjesë e përpjekjes së tij për t’i dhënë fund agjendës globale “Amerika e fundit”.
Në konferencën e sotme për shtyp thotë se SHBA-ja “është abuzuar por nuk do të abuzohet më”.
Top Channel
Burimi